RRETH NESH
Kjo platformë është ngritur në kuadër të projektit “Përmirësimi i Procesit të Buxhetimit të Konsultuar dhe me Pjesëmarrje”, i cili realizohet në 5 bashki nga rrjeti i organizatave: Qendra Rinore e Vlorës në Vlorë, Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Durrës, Epoka e Re në Fier, Lëvizja Rinore për Demokraci në Pukë dhe Shoqata për Integrimin e Zonave Informale (SHIZI) në Kamëz me mbështetje nga Olof Palme International Center dhe financim nga Suedia. Projekti ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e proçesit të buxhetimit të konsultuar dhe me pjesëmarrje, duke rritur ndërgjegjësimin publik si edhe njohuritë e qytetarëve dhe autoriteteve vendore, mbi rëndësinë e pjesëmarrjes direkte në vendimmarrjen lokale.
Platforma synon të shërbejë si një burim informacioni dhe mjet ndërveprimi që ju mundëson qytetarëve pjesëmarrje të drejtpërdrejtë mbi hartimin e zbatimin e buxhetit dhe shpёrndarjes sё fondeve lokale.
Në këtë platformë mund të votoni direkt për të përfshirë prioritetet tuaja në buxhetin e bashkisë Vlorë ose të merrni pjesë në peticione me qëllim adresimin e çështjeve për përmirësimin e problematikave të komunitetit.