NA KONTAKTO

Qendra Rinore e Vlorës – Vlorë
Qendra Rinore e Vlorës punon për fuqizimin e komunitetit, veçanërisht të rinjve, përmes programeve të edukimit, ndërgjegjësimit dhe advokimit, për promovimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe vullnetarizmit.
Web
Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile – Durrës
Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile, Durrës promovon dhe mbështet zhvillimin e shoqërisë civile në rajonin e Durrësit përmes mbështetjes, mobilizimit dhe duke sjellë së bashku aktorët më të rëndësishëm nga shoqëria civile dhe qeverisja vendore.
Web
Qendra Rinore “Epoka e Re” – Fier
Qëllimi i organizatës është mbështetja e procesit të ndryshimeve sociale, zhvillimit, progresit demokratik dhe përmirësimit të jetës së komunitetit, nëpërmjet bashkëpunimit me të rinjtë.
Web
Qendra “Lëvizja Rinore për Demokraci” – Pukë
Qendra ka si synim kryesor mbështetjen e ndryshimeve të jetës shoqërore e publike si dhe zhvillimin e progresin demokratik e të jetës të komunitetit.
Web
Shoqata për Integrimin e Zonave Informale – Kamëz
Puna e SHIZI-t është përqendruar në mobilizimin e qytetarëve të zonave informale si qytetarë aktivë, në fuqizimin e grave të këtyre zonave në aspektin social dhe ekonomik, në edukimin e qytetarëve mbi rëndësinë e demokracisë pjesëmarrëse, si dhe nxitjen e tyre për tu përfshirë në mënyrë aktive në nisma në dobi të komunitetit ku ata jetojnë.
Web