ÇFARË ËSHTË B.P?

ÇFARË ËSHTË BUXHETIMI ME PJESËMARRJE?

Buxhetimi me Pjesëmarrje (PB) është një proces demokratik e gjithёpёrfshirёs, i cili u mundëson qytetarëve pjesëmarrje e fuqi vendimmarrëse të drejtpërdrejtë mbi hartimin e zbatimin e buxhetit dhe shpёrndarjes sё fondeve lokale. Ai ёshtё njё proces qё menaxhohet nga organet vendore tё qeverisjes (bashki dhe këshill bashkiak) në bashkëpunim me komunitetet lokale, i cili duhet t’u japi zë dhe adresojë çështje të rëndësishme që lidhen me komunitetet, por sidomos tё sigurojё pёrgatitjen dhe miratimin e njё buxheti publik vendor, i cili paraqet prioritetet dhe nevojat e qytetarёve (burra, gra, grupe tё marxhinalizuara dhe persona me aftёsi ndryshe).
Një buxhet publik është një nga dokumentat më të rëndësishёm tё politikave tё çdo qeverisje vendore dhe jo vetёm. Përveç përcaktimit tё fondeve për projekte dhe aktivitete administrative, buxhetet duhet tё krijojnë prioritete të qarta që do të orientonin gjithë zhvillimin në nivel vendor. Me pak fjalë, buxhetimi publik është një proces kompleks që nuk duhet të jetë me standarte të dyfishta. Ai nuk duhet tё jetё i mbyllur për publikun, por duhet tё përfshijë pjesёmarrjen qytetare në një mënyrë që tё rrisё përfaqësimin demokratik.
Procesi në vetëvete përfshin identifikim të nevojave, vendosje dhe përcaktim të prioriteteve, marrje të vendimeve dhe alokim të burimeve të nevojshme. Si i tillë ai kërkon përpjekje serioze për përfshirjen e komunitetit gjatë planifikimit dhe zbatimit të tij, ndërkohë që monitorimi dhe vlerësimi i buxheteve publike është i domosdoshëm.

PARIMET E BUXHETIMIT ME PJESËMARRJE:

Buxhetimi me pjesёmarrje duhet tё udhёhiqet nga disa parime qё sigurojnё pёrfaqёsim demokratik dhe qё pёrbejnё bazёn mbi tё cilёn janё ndёrtuar mekanizmat e sugjeruar dhe gjithё udhёzuesi. Parimet kryesore qё vlerёsohen se ndihmojnё realizimin me sukses tё BP janё:
Gjithёpёrfshirja – Bazuar nё detyrimet që rrjedhin nga ligji procesi i PB-së duhet të sigurojё akses të barabartë mes qytetarëve dhe tё synojë zvogëlimin e pabarazive nga një zonë në tjetrën.
Pjesëmarrja Qytetare – BP duhet të sigurojë që qytetarёt pёrfshihen, thonë fjalën e tyre dhe ndikojnë në vendimarrje, pёrmes prioriteteve tё identifikuara dhe vendosuara nga dhe me ata.
Komunikimi dhe Dialogu – BP duhet tё mundёsojё komunikimin dhe diskutimin e hapur tё qytetarёve. Njësitë e qeverisjes vendore duhet tё sigurojnё hapёsirat dhe metodat e duhura pёr tё inkurajuar dialogun me qytetarёt.
Transparenca dhe Llogaridhёnia – Njёsitё e qeverisjes vendore duhet tё ofrojnё informacion tё plotё dhe tё kuptueshёm pёr qytetarёt mbi hapat dhe burimet nё dispozicion tё procesit. Llogaridhënia në lidhje me alokimin dhe përdorimin efektiv të fondeve publike është gjithashtu një element i domosdoshëm i këtij procesi.
Qёndrueshmёria – Procesi i BP duhet të përmbushë rezultatet e synuara, duke demonstruar qё prioritetet dhe nevojat janё adresuar përmes realizimit të tij. Për të siguruar qendrueshmërinë e tij ai duhet të kthehet nё njё praktikë standarde dhe tё institucionalizuar.
Transformimi – BP duhet tё inkurajojё përfshirjen aktive të qytetarëve nё vendime qё ndikojnё drejtpërdrejtë nё transformimin e komuniteteve dhe jetёs sё tyre.

SI REALIZOHET BUXHETIMI ME PJESËMARRJE?

Buxhetimi me Pjesëmarrje nё kuptimin e kёtij udhёzuesi është një mekanizëm që lejon qytetarët e një juridiksioni të caktuar që të marrin pjesë në vendimmarrjen mbi menaxhimin e financave publike nё nivel lokal. Ky proces ka për qëllim rritjen e transparencës, përgjegjësisë dhe përfshirjes sociale në qeverisjen vendore. Ai kërkon angazhimin e qytetarëve në të gjitha fazat e ciklit buxhetor siç parashikohet nё ligj, dhe tё thjeshtёzuara si më poshtë:
o Identifikimi i investimeve kapitale dhe projekteve për t’iu përgjigjur nevojave lokale, ndonjёherё edhe emergjente;
o Përgatitja e studimeve vlerësuese parapërgatitore për të mbështetur projekte të tilla;
o Përgatitja e një propozim buxheti për t’u dorëzuar tek Këshilli Bashkiak përmes Kryetarit të Bashkisë;
o Mbikëqyrja e procesit të aprovimit të buxhetit (shqyrtimi, diskutimi dhe votimi);
o Monitorimi i prokurimeve (tenderimi, ofertat dhe kontraktimi);
o Monitorimi dhe vlerësimi i ekzekutimit të prioriteteve tё dala nga ky proces.
BP nuk duhet tё kuptohet si njё proces qё transferon fonde nga qeverisja vendore tek komunitetet lokale. Në BP, komunitetet punojnë bashkë me qeverisjen vendore për të rënë dakord se si të shpenzohen në mënyrë sa më efikase burimet e pakta të qeverisjes vendore.

TIPARET KRYESORE TË BUXHETIMIT ME PJESËMARRJE PËRFSHIJNË:

o Njё proces i cili lehtëson pjesëmarrjen dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje për një buxhet pro nevojave dhe prioriteteve tё qytetarёve e sidomos të tё varfërve dhe grupeve vulnerabёl;
o Takime të mirёpёrcaktuara dhe komunikim e debat në secilën njësi për përfshirjen e qytetarëve në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve strategjike për investimet kapitale dhe shërbimet;
o Një proces që ndjek nga afër ciklin e buxhetit vendor dhe që ofron një kuadër për pjesëmarrjen, planifikimin dhe zbatimin e tij.
o Struktura lokale të përfshira në ngritjen e kapaciteteve, shpërndarjen e informacionit, komunikimin me publikun dhe mobilizimin qytetar.

PËRFITIMET E ZBATIMIT TЁ BUXHETIMIT ME PJESËMARRJE:

Targetim efektiv tё buxhetit: BP synon tё pёrputhё nevojat e qytetarёve me burimet publike, sidomos tё grupeve tё papёrfaqёsuara.
Nxit përfshirjen sociale dhe fuqizimin e komuniteteve: Pёrfshirja e zërit tё qytetarëve të zakonshëm si dhe të grupeve më të papërkrahura nepёrmjet BP mund të ridrejtojë fuqishëm investimet publike drejt shërbimeve bazë për lagjet e varfra. BP ndihmon fuqizimin e grupeve të margjinalizuara për të përfshirë zërin e tyre në vendimet e buxhetit.
Përmirëson transparencën dhe përgjegjshmërinë: BP u ofron mundёsi bashkive që të thjeshtojnё buxhetin për qytetarët si dhe që të jenë më transparentë dhe më të përgjegjshëm në menaxhimin e burimeve publike. Jo tё gjithё qytetarët kanë akses tek informacioni mbi buxhetin i bashkisë.

KUSH MUND TЁ BЁHET PJESЁ E KЁTIJ PROCESI?

Buxhetimi me Pjesëmarrje duhet kuptuar si proces i bashkëmenaxhuar, pra një mekanizëm ku bashkia dhe qytetarёt janë bashkë për të caktuar, shpenzuar dhe raportuar për burimet publike. Pёr tё arritur objektivat e tij BP duhet tё pёrfshijё tё gjithё aktorёt e interesuar (qytetarët, përfaqësuesit nga shoqëria civile lokale, qeverisjen, këshillat lokale dhe komunitetin e biznesit). BP duhet të sigurojë që grupet e margjinalizuara (zakonisht qytetarë me të ardhura të ulëta, gra, të rinj, fëmijë, persona me aftësi ndryshe) të jenë të përfshirë direkt në të gjitha fazat e BP.
Pjesëmarrja në BP është vullnetare dhe të gjitha palët e interesuara duhet të gëzojnë mundësi të barabarta pjesëmarrjeje. Prandaj është vitale të vendosësh mekanizmat e duhura në mënyrë që secila palë e interesuar të marrë pjesë në mënyrë kuptimplote në seancat dëgjimore publike në nivel lagjeje ose fshati ose në takimet e komunitetit me grupet e veçanta (si p.sh. gratë). Prandaj është e rëndësishme të kuptohen aktorët, rolet dhe motivimet e tyre në mënyrë që të mbështetet edhe pjesëmarrja e tyre. Secili aktor ka një rol, si më poshtë:
Qytetarët: Ata kanë një rol të rëndësishëm për komunikimin e nevojave tё tyre për të mirat dhe shërbimet publikë. Qytetarët i diskutojnë këto nevoja me anëtarë të tjerë të komunitetit dhe me autoritetet lokale, arrijnë në konsensus dhe vendosin mbi prioritetet tyre. Pasi buxheti të jetë aprovuar, qytetarët nё sugjerimin tonё struktura e Komisionit tё BP siguron mbikëqyrjen e ekzekutimit të buxhetit, proceset e prokurimeve dhe monitorimin dhe vlerësimin e punëve publike.
Bashkia – menaxhon tё gjithё procesin. Bashkia jep informacion rreth procesit të BP dhe rreth buxhetit si dhe organizon takimet publike, planifikon proceset e BP në zona te ndryshme gjeografike, dhe si rrjedhojë duhet të ketë një ndarje gjeografike efektive të NJA-ve dhe lagjeve për të siguruar një mbulim të gjerë të aktiviteteve të BP.
OSHC-të – mund të luajnë një rol mbështetës për mobilizimin e qytetarëve dhe organizatave të bazuara në komunitet për të marrë pjesë në procesin e BP. Në situatat kur bashkive u mungon kapaciteti për të menaxhuar procesin a BP, OSHC-të mund të kontribuojnё pёr zbatimin e BP. Ato mund të zhvillojnë fushata ndёrgjegjёsuese, të ndihmojnë në thejshtёzimin e dokumentave të buxhetit, dhe të ndërtojnë kapacitetet lokale.
Këshillat Bashkiakё – Sipas Ligjit 139/2015, Kёshillat Bashkiakё kanё njё rol shumё tё rëndësishem pёr kёtё proces. Roli i tyre është të diskutojnë dhe aprovojnë buxhetin. Gjithashtu, po sipas Ligjit për Vetëqeverisjes Vendore Këshillat Bashkiakë kanë detyrimin e drejtpërdrejtë për të realizuar seanca konsultative me komunitetin para aprovimit të buxhetit (neni 18, paragrafi 1).