2020.10.09 Shkëmbimi i praktikave të mira të Buxhetimit me Pjesëmarrje

Shkëmbimi i praktikave të mira të Buxhetimit me Pjesëmarrje

Shkëmbimi i praktikave të mira midis instituciove qendrore, vendore dhe organizatave të shoqërisë civile, në lidhje me Procesin e Buxhetimit të Konsultuar dhe me Pjesëmarrje ishte fokusi i anxhendës së takimeve studimore dy ditore zhvilluar në 8-9 Tetor 2020 në bashkitë Fier dhe Vlorë, në kuadër të nismës së përbashkët të pesë organizatave lokale, institucionit të Prefektit dhe Bashkive të Vlorës, Fierit, Durrësit, Pukës dhe Kamzës, me qëllim përmirësimin e këtij procesi, nëpërmjet ndërgjegjësimit publik, dhe rritjes së njohurive të qytetarëve dhe autoriteteve vendore, mbi rëndësinë e pjesëmarrjes direkte në vendimmarrjen lokale. Takimet u zhvilluan në formën e diskutimeve mes përfaqësuesve të bashkive dhe prefekturave partnere të projektit, përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, rreth sfidave dhe mundësive për ta përmirësuar edhe më shumë në të ardhmen këtë proces shumë të rëndësishëm për qytetarët.

Synohet kthimi i këtij procesi në një praktikë të zakonshme pune për bashkitë, që mundëson marrjen lehtësisht të prioriteteve të qytetarëve për një shpërndarje sa më të mirë të investimeve dhe pasjen e një buxheti gjithëpërfshirës.