2020.01.30 Konferencë- fida dhe prespektiva mbi projektin

U organizua në datën 30 janar 2020 konferenca finale Sfida dhe prespektiva mbi projektin “Përmirësimi i procesit të Buxhetimit të Konsultuar dhe me Pjesëmarrje”. Të pranishëm përfaqësues të prefekturës, anëtarë të këshillit bashkiak nga bashkitë e Durrësit, Fierit, Kamëz, Pukë, Vlorë, si dhe përfaqësues nga Organizatat e Shoqërisë Civile.Në fokus të konferencës :funksionaliteti i Buxhetimit me Pjesëmarrje, përfitimi i bashkive të targetuara në projekt dhe implementimi i mekanizmave për më tepër pjesëmarrje të komunitetit në Buxhetimin me Pjesëmarrje duke realizuar objektivin e targetimit të buxhetit referuar prioriteteve reale dhe konkrete të nxjerra nga komuniteti nën monitorimin funksional i anëtarëve të këshillit bashkiak, si një zë më tepër në mbështetje të komunitetit.Projekti i mbështetur nga OLOF PALME INTERNATIONAL CENTER, vijon punën serioze për për përmirësim të mëtejshëm të buxhetimit të konsultuar dhe me pjesëmarrje.










